Përballje

Peja mposht Trepçën, kampioni vendoset në Mitrovicë


Peja e ka mposhtur Trepçën para tifozëve të tyre në palestrën “Karragaqi” me rezultat 87:83 në ndeshjen e katërt finale të Prince Cafe Superligës së Kosovës në basketboll.

Pejanët e nisën furishëm ndeshjen, të cilët shumë shpejt krijuan epërsi prej 10 pikësh, derisa çereku i parë u mbyll me shifrat 30:26.

Edhe çereku i dytë ishte për një nuancë më i mirë për pejanët, të cilët fituan me shifrat 23:22.

Çereku i tretë ishte më i baraspeshuar, të cilin e fituan vendasit me rezultat 18:17, derisa çereku i fundit foli në të mirë të mitrovicasve, të cilin e fituan me shifrat 16:18, por pamjaftueshëm për ta fituar ndeshjen.

Vlen të theksohet se mysafirët kaluan për herë të parë në epërsi rreth fundit të çerekut të katërt.

Më i miri te pejanët ishte Jalen Tate që e mbylli ndeshjen me 27 pikë e tre kërcime, derisa u dallua edhe Brad Waldow me 14 pikë e 10 kërcime.

Ndërsa te mitrovicasit u dallua Drilon Hajrizi me 24 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime.

Kujtojmë që rezultati momental i finaleve është 2:2, derisa finalisti do të vendoset në Mitrovicë në ndeshjen e pestë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore