Sport

Paulo Dybala rrëfim 360 gradë


Paulo Dybala ka folur në një intervistë për Ibai Llanos-in, gazetarin dhe komentatorin e eSports. Numri “10” i bardhezinjëve ka folur për karrirën e tij, po gjithashtu ka prekur edhe dy superyjet e futbollit, Cristiano Ronaldo-n dhe Lionel Messi-n.

“Unë dhe Ronaldo po garojmë për të arritur golin e 100 me Juventus-in. Më duhet një, atij i duhen tre. Ai gjithmonë dëshiron të fitojë, madje edhe në stërvitje dhe nëse humbet bëhet i pakontrollueshem për disa minuta”, tha Dybala.

“(Messi) Flitej për ardhjen e tij të mundshme te Juventus-i, por dihej që do të ishte shumë e vështirë dhe ata janë dy lojtarë të ndryshëm, nuk do të dija si të zgjidhja një”.

Argjentinasi foli për sezonin e vështirë që po kalon Juventus-i, por edhe ai vetë.

“Ne kemi finalen e Kupës së Italisë për të luajtur kundër Atalanta-s dhe ne fituam një trofe kundër Napoli-t. Padyshim që po flasim për një vit të keq sepse Inter-i do të fitojë Scudetto-n, ndërsa ne zakonisht jemi mësuar të fitojmë”, vijoi sulmuesi.

Gjithashtu ai ka prekur edhe pjesën e tifozëve, të cilët mungojnë në shkallët e stadiumit, por për Dybala-n është njëfarë lehtësie mos prania e tyre, ndërkohë që ka përmendur edhe presionin si pjesë të lojës, pavarësisht moshës apo eksperiencës.

“Ndihmon lojën sepse shumë lojtarë janë nën presion nga tifozët, sidomos të rinjtë”, pohoi Dybala.

“Presioni është gjithmonë aty, mosha nuk ka rëndesi. Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme është të jesh i fortë mendërisht. Unë kisha presion kur isha te Cordoba dhe kam edhe te Juvja”.

Sulmuesi i Juventus-i ka një nga festimet më të “çuditshme” në futboll që njihet si “Dybala mask” dhe tregon se frymëzimi vjen nga një film.

“Unë jam shumë i apasionuar pas ‘Gladiatorit’ dhe gjithçkaje që lidhet me filmin. Ne luajtëm një finale në Doha kundër Milan-it. Shkuam me penallti dhe unë humba penalltinë vendimtare dhe humbëm (ndeshjen). Pastaj kishim katër ditë pushimi dhe i kaluam bashkë. Ishin pushimet më të këqija të jetës time sepse gjithmonë mendoja për penalltinë”, tregoi argjentinasi.

“Gladiatorët shkonin gjithmonë në betejë me mask dhe unë gjithashtu doja ta bëja për të çliruar veten nga një penallti e gabuar. Kështu që, në golin e parë që shënova, kundër Atalanta-s, unë festova duke imituar maskën”, përfundoi ylli i Juventus-it.

Dybala do të jetë i gatshëm për Andrea Pirlo-n në ndeshjen e ditës së diel përballë Fiorentina-s, ku pritet ta nisi titullar në sulm, së bashku me Cristiano Ronaldo-n.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore