Sport

Nagelsmann-i, pasardhësi i Jose Mourinho-s?


Më 19 prill, për shkak të rezultateve të dobëta Jose Mourinho u shkarkua nga Tottenham-i.

Klubi londinez ka emëruar Ryan Mason si trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit.

Por, natyrisht që gjelat kanë filluar të shikojnë për emrin që do ta ulin në stol sezonin e ardhshëm.

Një ndër ata është Julian Nagelsmann, 33-vjeçari, aktualisht trajner i Leipzig-ut.

Në fakt, sipas Mail Sport, Nagelsmann është favoriti për Tottenham-in.

Gjermani është i interesuar për ofertën e Tottenham-it dhe do të ishte shumë i kënaqur nëse arrin të jetë menaxher në Premier League.

Por, kjo mund t’i kushtojë Tottenham-it diku te rreth 12 milionë euro.

Kjo, për shkak se ai ka kontratë me Leipzig-un edhe për dy vite.

Në këtë mënyrë, ata duhej të paguanin dëmshpërblim për të shkëputur kontratën e gjermanit.

Nagelsmann kërkon diku rreth pesë milionë funte në vit, kjo një shifër shumë e pranueshme për Tottenham-in.

Londinezët nuk do të jenë të vetëm në këtë garë, me Bayern Munich-un që po kërkon zëvendësues për Hansi Flick-un, që do të largohet në fund të sezonit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore