Lajme

Pas PDK-së edhe LDK-ja dërgon në Kushtetuese Ligjin për KPMShCK


Ilustrim

Pas Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, këtë të premte, e ka e dorëzuar kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimit të Ligjit aktual të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, përmes një postimi në platformën sociale, Facebook.

“Sot, me një përgjegjësi të theksuar ndaj rendit kushtetues dhe demokracisë, Grupi Parlamentar i LDK-së kemi depozituar rastin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në lidhje me Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës”, ka shkruar fillimisht Gashi.

Ky ligj, sipas tij, është në shkelje kushtetuese në disa nga shtyllat e tij kryesore.

“Drejtësia kushtetuese është shtylla e garantimit të sistemit demokratik, dhe kjo thirrje për një vlerësim të thelluar është hapi i parë drejt sigurisë së mëtejshme të demokracisë sonë”.

Ai ka bërë thirrje në ruajtjen e integritetit të Kushtetutës duke ndërtuar kështu një shoqëri më të drejtë dhe transparente.

Kuvendi i Kosovës, të enjten e 12 tetorit, e kishte miratuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Për këtë Ligj kishin votuar 59 ligjvënës, ndërsa katër kishin abstenuar, në mesin e abstenuesve ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

PDK-ja e dërgon në Kushtetuese Ligjin për KPMShCK

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore