Lajme

“Ne ju shohim, ju dëgjojmë, ne qëndrojmë me ju”


Ndërsa dhjetëra mijëra njerëz pritet të marshojnë në qendër të Londrës në mbështetje të palestinezëve, drejtori i Fushatës së Solidaritetit të Palestinës (PSC) Ben Jamal thotë se lëvizja dëshiron të japë dy mesazhe kryesore.

“Një është për popullin palestinez, një mesazh solidariteti”, tha Jamal për Al Jazeera.

“Ne ju shohim, ju dëgjojmë, ne qëndrojmë me ju.”

Mesazhi i dytë, tha Jamal, i drejtohet establishmentit politik britanik “për t’i dhënë fund bashkëpunimit të tyre me gjenocidin e Izraelit kundër popullit palestinez”.

Shefi i PSC-së hodhi poshtë kritikët duke thënë se protestat kanë qenë antisemite.

“Kjo taktikë e ngatërrimit të antisemitizmit me kritikën legjitime ndaj Shtetit të Izraelit është një taktikë shumë e njohur dhe përdoret globalisht nga Izraeli për të heshtur ata që mbrojnë të drejtat palestineze”, tha ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore