Lajme

PDK-ja e dërgon në Kushtetuese Ligjin për KPMShCK


Partia Demokratike e Kosovës, këtë të premte, e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, i cili javën e kaluar u miratua në Kuvendin e Kosovës.

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda, pas dorëzimit të dosjes në Kushtetuese tha në një prononcim të shkurtër për media se ka dyshime që Qeveria duke bërë ndryshime në këtë Ligj, e ka shkelur Kushtetutën.

Këtë veprim sipas Grudës, Qeveria e ka bërë për ta nënshtruar dhe kapur këtë organ të pavarur në mënyrë që ai të kthehet në një mekanizëm që i legjitimon, përkrahë, nuk i ndalon punësimet politike, partiake, të militantëve, të familjarëve të qeveritarëve të Kosovës”.

“Në fillim të këtij mandati e kemi kontestuar shkarkimin e anëtarëve të këtij Këshilli në Gjykatën Kushtuese dhe kjo gjykatë na ka dhënë të drejtë dhe ka përcaktuar disa aspekte shumë të rëndësishme të funksionimit të statusit kushtetues të këtij institucioni”.

“Fatkeqësisht ky Ligj i shkel ato përcaktime kushtetuese që i ka bërë Gjykata në atë vendim paraprak prandaj ne sot i kemi kontestuar prapë ndryshimet që janë bërë në këtë Ligj”.

Opozita e cilësoi si antikushtetues, Kuvendi miraton ndryshimin e ligjit për KPMShCK-në

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore