Lajme

Opozita e cilësoi si antikushtetues, Kuvendi miraton ndryshimin e ligjit për KPMShCK-në


Ilustrim

Kuvendi i Kosovës, këtë të enjten, ka miratuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Për këtë Ligj kanë votuar 59 ligjvënës, ndërsa katër kanë abstenuar, në mesin e abstenuesve ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Opozita ka kundërshtuar plotësim ndryshimin e këtij Ligji në formën si është hartuar aktualisht, meqë sipas tyre i njëjti është antikushtetues.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i cili tha se Ligji është kundër Kushtetutës së Kosovës paralajmëroi se në rast të votimit të tij, PDK-ja do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese.

Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica –Xhelili ka kundërshtuar votimin e këtij projektligji në lexim të dytë.

Kundër Ligjit ishte edhe deputeti i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Tahiri ka deklaruar se votimi i këtij propozimi është drejtpërdrejt interferim në kompetencat e këtij institucioni, si dhe do të përbënte shkelje kushtetuese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore