Shqipëria

Akuzat e Metës, reagon PD: Koha kur ushqehej me “gjakun” e demokratëve ka marrë fund


Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina deklaroi sot se “koha kur Ilir Meta ushqehej me ‘gjakun’ e demokratëve ka marrë fund”.

Karabina iu përgjigj akuzave të Ilir Metës gjatë punimeve të Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë, i cili u shpreh se “dy kompani izraelite të cilat punonin për Bashën dhe për Ramën, kanë punuar kundër LSI-së në zgjedhje”.

Karabina ndau një video me akuzat e ndërsjella të Metës e Berishës, ku ndër të tjera Meta shprehet se e ka dhënë njëherë dorëheqjen për Shkëlzenin dhe nuk e jep më.

“Ky është Ilir Meta ose Ilir Metaj. Koha kur ai ushqehej me ‘gjakun’ e demokratëve ka marrë fund. Hallet e tij nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë hallet e shqiptarëve”, tha Karabina.

Në Konventën e Partisë së Lirisë, Ilir Meta e cilësoi si krim të madh djegien e mandateve nga opozita në vitin 2019.

Meta “harron” Dumanin – akuza dhe paralajmërime për kundërshtarët

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore