Stil

Pas koncertit të Miley Cyrus me Pete Davidson – Kim Kardashian e heq këngëtaren nga Instagrami


Modelja, Kim Kardashian nuk po e ndjek më në Instagram, këngëtaren, Miley Cyrus dhe veprimi erdhi menjëherë pas natës së Vitit të Ri, kur kjo e fundit pati një koncert me të ftuar special, komedianin, Pete Davidson, i cili është edhe i dashuri aktual i themelueses së “SKIMS”.

https://www.youtube.com/watch?v=BkJ9AZTLSgA

Ishte llogaria e fansave të Miley Cyrus që e vuri re “dramën” më të re në botën e showbizzit ndërkombëtar, ndërsa u theksua se gjesti erdhi si rezultat i lajmit viral se Miley kishte shkuar në banesën e Davidson pas paraqitjes së tyre në “The Tonight Show”.

Lëvizja mund të sinjalizojë një dramë të trefishtë mes Kardashian, Cyrus dhe Davidson pasi këta të dy të fundit ishin bashkë në natën speciale të organizuar në Miami.

Gjatë shfaqjes, Davidson, iu bashkua Cyrus, në skenë për të performuar një version të këngës, “Miami” të Will Smith – dhe koncerti vazhdoi të ecte për mrekulli, duke përjashtuar problemin që Miley kishte me gardërobën e saj.

Pete Davidson dhe Miley Cyrus – “Tonight Show”.

Por, përpara koncertit të tyre, Cyrus me sa duket i vuri lëvizjet Davidson-it gjatë promovimit të ngjarjes, duke i serenuar në “The Tonight Show” këngën “It should have been me”.

Teksti i këngës mund të kishte tingëlluar si një lloj “kunji” për Kim Kardashian, me të cilën Davidson është në lidhje që nga tetori i vitit 2021.

Page Six raportoi ekskluzivisht se pas paraqitjes së “The Tonight Show”, Cyrus u pa teksa po shkonte për në banesën e Davidson në Staten Island, ku Kardashian gjithashtu u pa më vonë në dhjetor duke dalë fshehurazi në mëngjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore