Sport

Partizani – Bilishti, gjashtë futbolliste humbin ndjenjat në fushë


Ndeshja Partizani – Bilishti në kategorinë e femrave është ndërprerë para përfundimit të pjesës së parë.

Kjo për shkak se gjashtë futbolliste të Bilishtit kanë humbur ndjenjat në fushë.

Dy prej tyre janë transportuar menjëherë në spital, për shkak gjendjes më të rëndë.

Endi Hyka, delegat i ndeshjes, ka urdhëruar që ndeshja të ndërpritet menjëherë duke thirrur më shumë ambulanca në vendin e ngjarjes.

Lojtaret dyshohet se janë helmuar nga ushqimi, gjë që pritet të konfirmohet pas kontrollit mjekësor.

Ndeshja e cila u ndërpre në pjesë të parë, ishte 5-0 në favor të Partizanit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore