Lajme

“Partitë duhet të bashkëpunojnë”, thotë Macron pasi humbi kontrollin e parlamentit


Udhëheqësit e partive opozitare franceze bien dakord për të shmangur bllokimin politik dhe tani duhet të mësojnë të bëjnë kompromis, tha Emanuel Macron të mërkurën, teksa po përballet me krizën më të madhe të karrierës së tij dhe bllokimin e paprecedentë politik pasi humbi kontrollin e parlamentit.

Në komentet e tij të para që kur grupimi i tij qendror ra më shumë se 40 vende, larg një mazhorance absolute në zgjedhjet parlamentare të dielën, ai tha se marrëveshjet duheshin gjetur përtej linjave partiake dhe se ai do të kërkonte gjatë javëve të ardhshme të krijojë një shumicë pune.

“Nuk mund t’i injoroj thyerjet, ndarjet e thella që përshkojnë vendin tonë dhe reflektohen në përbërjen e asamblesë së re kombëtare”, u shpreh Macron në një fjalim televiziv të mërkurën mbrëma.

Parlamenti francez

Macron kishte gëzuar kontroll të plotë mbi parlamentin gjatë mandatit të tij të parë nga viti 2017. Por votuesit, që e rizgjodhën atë si president në prill, mbajtën një parlament të varur të dielën, të zemëruar për inflacionin në rritje dhe indiferencën e tij të perceptuar.

“Ne do të duhet të sqarojmë gjatë ditëve në vijim se sa përgjegjësi dhe bashkëpunim janë të përgatitur të pranojnë formacionet e ndryshme në Asamblenë Kombëtare”.

Një rritje historike nga Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë e Marine Le Pen, kundër imigracionit, e bëri atë partinë më të madhe opozitare.

Një aleancë e partive të krahut të majtë gjithashtu mori vende në parlament, e udhëhequr nga partia e majtë e së majtës, France Unbowed e Jean-Luc Mélenchon, e cila me rreth 72 vende tani është partia e tretë më e madhe në parlament.

Të tjerë, në aleancën e majtë, përfshijnë socialistët dhe të gjelbërit.

Le Pen, e cila doli e dyta pas Macron në zgjedhjet presidenciale të prillit, pasi premtoi uljen e TVSH-së në karburant dhe ndalimin e shamisë myslimane në të gjitha hapësirat publike, mirëpriti triumfalisht grupin e saj të ri të partisë në asamblenë kombëtare të mërkurën.

Me 89 anëtarë të rinj, është numri më i lartë i ligjvënësve të ekstremit të djathtë në parlamentin francez në historinë moderne.

Marine Le Pen

“Miliona francezë u privuan nga përfaqësimi i drejtë në parlament për dekada, por sot ata janë të përfaqësuar”, tha ajo.

Marrja e re e anëtarëve të parlamentit të ekstremit të djathtë përfshinte një numër të konsiderueshëm këshilltarësh lokalë, të cilët dëshmuan se e djathta ekstreme ishte zgjeruar me sukses në nivelin bazë në të gjithë Francën, përtej qendrave të saj në verilindjen post-industriale dhe bastionit të saj në jug.

Pati një rritje për të djathtën ekstreme në jugperëndim dhe në Gironde në disa zona të mbajtura tradicionalisht nga e majta. Ata u zgjeruan në Normandi, Burgundi, Francën Qendrore, veri-lindje dhe përgjatë një pjese të bregdetit të Mesdheut.

Le Pen pretendoi se anëtarët e saj në parlament përfshinin profile të reja që përfaqësonin më mirë shoqërinë franceze. Ligjvënësit fillestarë për partinë e saj përfshinin tre oficerë policie, tre ish-gazetarë dhe një kujdestare për të moshuarit. Një deputete e re e ekstremit të djathtë për Normandinë ishte Katiana Levavasseur, pastruese supermarketesh.

52-vjeçarja tha se donte të mbronte “punësimin e punëtorëve të pakualifikuar të Francës, të cilët, si unë, zgjohen herët në mëngjes për të fituar 11,75 euro në orë”.

Ajo e përshkroi veten si provë e gjallë “që mund të nisësh nga asgjëja dhe të përfundosh në parlament”.

Një shofer transporti 29-vjeçar, Jorys Bovet, u zgjodh për të djathtën ekstreme në Allier në Francën Qendrore.

“Unë jam nga bota reale. Unë kam punuar që kur isha 16 vjeç”, i tha ai gazetës lokale, La Montagne.

“Unë mund të shoh krizën e kostos së jetesës, të gjithë tatohen, njerëzit janë të lodhur nga kjo”.

José Beaurain i ekstremit të djathtë, 50 vjeç, gjithashtu me prejardhje të klasës punëtore, ishte deputeti i parë i verbër që hyri në parlament.

Ai punonte në një dyqan muzikor, si akordues pianosh. Beaurain e humbi plotësisht shikimin në vitin 2008 nga një gjendje gjenetike, duke i thënë Le Parisien këtë javë: “Unë nuk u zgjodha për shkak të kësaj, nuk fola për këtë në shtyp, por është një pikë e madhe krenarie për mua. Kjo dëshmon se kushdo, edhe me aftësi të kufizuara, mund të ketë ëndrra dhe ambicie”.

Partia e Le Pen, e cila ka nisur menjëherë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në pesë vjet në fund të mandatit përfundimtar të Macron, shpreson ta përdorë parlamentin si një mjet për të siguruar respekt dhe dukshmëri, pasi partitë e tjera vazhdojnë ta akuzojnë atë si raciste dhe antimyslimane, duke thënë se manifesti i saj kundër imigracionit për ta mbajtur Francën për francezët është antikushtetues.

“Ne do të jemi një opozitë e vendosur, por edhe një opozitë e përgjegjshme, me respekt ndaj institucioneve dhe gjithmonë konstruktive”, tha Le Pen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore