Stil

Organizata “She Inspires” promovon joga-n, në qendër të Prishtinës


Sheshi Nëna Terezë, Joga

Të mërkurën në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë, nën drejtimin e organizatës “She Inspires”, është mbajtur sesioni i jogës në hapësirat e qytetit.

Ky sesion u drejtua nga Arbresha Maloku, profesioniste e jogës dhe drejtuese e Abbey Yoga, gjithashtu ka gjetur mbështetje nga Komuna e Prishtinës dhe Banka Ekonomike.

Kurse Jehona Lluka, drejtuese e organizatës “She Inspires”, është shprehur që organizime të tilla kanë për qëllim mishërimin e shëndetit fizik dhe mendor.

Kjo është hera e parë që në qendër të Prishtinës mbahet një aktivitet i tillë, ndërsa parashihen të mbahen edhe në të ardhmen, me pjesëmarrje nga profesionistë të shëndetit fizik duke përfshirë joga dhe pilates.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore