Covid 19

OBSH: Numri i vdekjeve nga COVID-19 në botë po vazhdon të rritet


Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se pas nëntë javësh rënie të rasteve me COVID-19, vdekjet filluan të rriten, duke regjistruar më shumë se 55 mijë jetë të humbura, një rritje prej 3% nga java e kaluar.

Sipas OBSH-së, arsyeja e rritjes së numrit të rasteve dhe vdekjeve, është  ngadalësimi i procesit të vaksinimit dhe heqja e masave mbrojtëse veçanërisht bartjes së maskave.

Gjithashtu ndikim ka pasur edhe përhapja e variantit Delta, e cila është duke shtuar numrin e rasteve, pasi është identifikuar në 111 vende ndërsa pritet të bëhet globalisht dominues muajt e ardhshëm.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë nivelet më të larta të vaksinimit në botë, infeksionet në ditë janë dyfishuar gjatë dy javëve të fundit, në një mesatare prej 24 mijë.

Megjithëse vdekjet janë akoma në një trajektore rënëse rreth 260 në ditë, numri i të infektuarve është rritur për 10 për qind javën e kaluar, në gati 3 milionë.

Ndërsa numri më i madh i rasteve është regjistruar në Brazil, Indi, Indonezi dhe Britani të Madhe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore