Gatimi

Një vakt i lehtë plot vitamina: Makarona me domate dhe spinaq


Makarona me domate dhe spinaq

Perimet e freskëta, makaronat dhe salca e imët garantojnë përgatitje të shpejtë dhe një drekë të shijshme. Shtimi i proshutës do të kënaqë të gjithë ata që mendojnë se nuk ka drekë pa mish.

Përbërësit:

300 gr makarona

200 g kos

2 lugë çaji mustardë

1 lugë çaji mjaltë

1 thelb hudhër, e shtypur

lëkura e grirë e një limoni

2 luge vaj ulliri

4 domate të mëdha, të prera në copa të mëdha

një grusht spinaq bebe, i prerë në masë

pak borzilok të freskët, të grirë

6 copa proshutë të skuqura në tigan që të jenë krokante

kripë dhe piper sipas dëshirës

Përgatitja:

Gatuani makaronat dhe ftohuni. Ndërkohë në një ene të madhe bashkojmë kosin, mustardën, mjaltin, qepen, lekurën e limonit, vajin e ullirit dhe erëzat, presim domatet dhe spinaqin ne feta.

Përzieni masën me kosin dhe makaronat, më pas shtoni domatet, spinaqin dhe borzilokun. Pritini proshutën në copa të vogla. I rregullojmë në pjata dhe i spërkasim me proshutë.

Shënim: Vetëm gjethet e reja të spinaqit mund të hahen të gjalla. Zbardhni gjethet e vjetra dhe përgatitini pak para ngrënies, sepse spinaqi i trajtuar me nxehtësi nuk guxon të ngrohet përsëri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore