Shqipëria

Një i vdekur, gjashtë të plagosur në Elbasan


Një person me iniciale K.D ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e 3 janarit, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Përplasja ka ndodhur mes nje makine të tipit “Volkswagen” dhe një minibusi të linjës Korçë-Tiranë, pasagjerët e të cilit janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se makina e tipit “Volkswagen”, me të cilën po udhëtonte 36-vjeçari K.D, drejtohej nga shtetësja K.SH 29-vjeç.

36-vjeçari është dërguar fillimisht në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda. Po ashtu në spital, përveç shoferes së makinës janë dërguar për ndihmë mjekësore edhe disa pasagjerë të minibusit, gjendja e të cilëve është në kontroll.

Forcat policore kanë bërë me dije se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia përtej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar i mjetit “Volkswagen”.

Për ngjarjen është arrestuar 29-vjeçarja për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore