Shqipëria

Nikolla lexon rendin e ditës, deputetët e opozitës godasin tavolinat


Në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur tanimë seanca parlamentare e kësaj të enjteje të 2 nëntorit.

Mes kaosit – ngjashëm siç kishin paralajmëruar – edhe sot deputetët e opozitës po pengojnë zhvillimin normal të seancës.

Sakaq, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka deklaruar se Kuvendi nuk janë vetëm karriget, të cilat janë marrë nga opozitarët.

Megjithatë deputetët e opozitës, paçka fjalës së saj, vijojnë tensionin duke protestuar e duke i rënë tavolinave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore