Lajme

Ngrihen sërish akuza për përdorimin e armëve kimike, kësaj radhe në Kharkiv


Në lagjen Izyum të Kharkiv-it, forcat ruse përdorën armë kimike.

Kjo është deklarata e Nikita Karakay-t, ish-deputet i këshillit të qytetit, i cili citohet nga ZN.ua.

Sipas tij, viktimat tashmë i kanë kaluar testet.

“Nga informacionet e mia, substanca është lëshuar nga Grad MLRS. Gazi i formuar pas shpërthimeve është përhapur edhe në tokë”, ka shkruar Karakay, sipas agjencisë ukrainase.

Ai shtoi se simptomat e helmimit me një gaz të tillë janë skuqja e syve, të përziera dhe të vjella, bllokimi i frymëmarrjes dhe humbja e vetëdijes.

“Viktimave u janë marrë mostrat e gjakut, janë dërguar veshjet për ekzaminim. Informacioni për fshatrat e çliruara po specifikohet”, shtoi ish-përfaqësuesi ukrainas.

Duhet të theksohet se lloje të tilla predhash kimike si 9M23 dhe 9M21 mund të përdoren në instalimet Grad MLRS.

Një ditë më parë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se në lindje të Ukrainës u regjistruan shenja të fillimit të një operacioni sulmues të ushtrisë ruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore