Sport

Neville: Lojtarët e Manchester United po sillen si fëmijë


Forma e Manchester United në sezonin 2021-22 ka qenë zhgënjyese me dyshimet mbi përshtatshmërinë e Ole Gunnar Solskjaer si trajner, dhe ish-kapiteni i klubit Gary Neville ka akuzuar disa lojtar nga skuadra aktuale sepse ai mendon se ata po sillen si fëmijë.

Ish lojtari i Manchester United, Gary Nevile

Pas humbjes 4-2 të United ndaj Leicester City, Neville foli për qëndrimin e disa prej yjeve të United.

“Ata janë shumë dembelë dhe është një ekip i tmerrshëm për ta shikuar kur ata kanë këtë sjellje”, tha Neville.

“Gjëja më e keqe është se ata mendojnë se janë më të mirë se sa janë, kjo skuadër është shumë e dobët kur duhet të reagojë ndaj golave, ata janë si fëmijë pasi pësojnë gol”.

Kujtojmë se Manchester United do përballet me Atalanta-n në ora 21:00 në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Në rast të humbjes përballë Atalanta-s, Solskjaer ka mundësi të shkarkohet pasi ka pasur shumë rezultate negative këtë sezon.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore