Përballje

Nedim Bajrami shënon përsëri, por Empoli mposhtet nga Roma


Roma ka arritur fitore të lehtë përballë Empoli-t pas një pjesë të parë të jashtëzakonshme.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho përfundoi gjithçka në një periudhë prej 13 minutash, për të bërë të pamundur çdo tentativë nga Empoli në pjesën e dytë.

Verdhekuqt e hapën llogarinë e golave në minutën e 24-të, me anën të Tammy Abraham.

Sulmuesi anglez shfrytëzoi një pasim nga blerja e re Sergio Oliviera për të shënuar golin e epërsisë.

Dhe pas kësaj, do të vinin katër minutat e arta nga e 33-ta në të 37-ën.

Në minutën e 33-të, Mancini shënoi për 0-2.

Dy minuta më vonë, Sergio Oliviera këtë radhë ishte ai që shënoi.

Kurse, përsëri 120 sekonda më vonë, Roma shënoi golin e katërt me anë të Zaniolo-s, duke e mbyllur një pjesë të parë perfekte.

Kjo i dhuroi Romës komoditetin e duhur për të mos shpenzuar fare energji në pjesën e dytë.

Dhe, kjo u vu re edhe me golat e pësuar.

Ishte Pinamonti ai që shënoi për golin e parë.

Kurse, rrugën e rrjetës e gjeti përsëri ylli i kombëtares kuqezi, Nedim Bajrami, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.

Roma ngjitet në vendin e gjashtë, me 38 pikë dhe ende në garë për një pozitë në zonën Champions.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore