Sport

Ndryshim në ekipin e AC Milan pas 24 vjetësh


AC Milan aktualisht është pa asnjë lojtar nga Amerika e Jugut në ekip, gjë që nuk kishte ndodhur për 24 vjet.

Lojtarët e fundit amerikano-latinë ishin argjentinasi Mateo Musacchio dhe braziliani Leo Duarte, të cilët Rosonerët i larguan në afatin e fundit kalimtar të janarit.

Me largimin e këtyre dy lojtarëve, kuqezinjtë aktualisht nuk kanë asnjë lojtarë me origjinë nga Amerika e Jugut në skuadër.

Kjo është një situatë unike në historinë e kampionit të shtatëfishtë të Evropës, e cila gjithmonë ka mirëpritur lojtarë që kanë ardhur nga Amerika Latine.

Kujtojmë që te Milani luajtën shumë legjenda nga ky kontinent, si: Kaka, Ronaldiniho, Ronaldo, Cafu etj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore