Përballje

NBA/ Lakers më në fund ia dalin, Heat mposhtet nga 76ers


Një tjetër xhiro interesante u zhvillua në ligën amerikane të basketbollit, NBA.

Los Angeles Lakers, të cilët ishin duke kaluar në një formë jashtëzakonisht të dobët, janë rikthyer te fitorja, teksa mposhtën në udhëtim Cleveland Cavaliers me rezultat 120:131.

Ylli i Lakers, LeBron James, ishte njeriu i mbrëmjes, i cili arriti ‘triple-duble’, duke realizuar 38 pikë, 11 kërcime e 12 asistime.

Derisa te Cleveland lojë të mirë shfaqi Darius Garland, duke shënuar 29 pikë, dy kërcime e 16 asistime.

Ndeshje interesante u zhvillua edhe në “Wells Fargo Center”, aty ku Philadelphia 76ers shënoi fitore të rëndësishme ndaj Miami Heat me rezultat 113:106.

Te 76ers më efikasi ishte Tyrese Maxey, i cili shënoi 28 pikë, pesë kërcime e katër asistime.

Ndërsa te Heat, Jimmy Butler kontribuoi me 27 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime dhe Bam Adebayo shënoi 22 pikë e nëntë kërcime.

Ndërkohë, Brooklyn Nets po vazhdon me formë të mirë, të cilët këtë radhë mposhtën Utah Jazz me rezultat 114:106.

Kevin Durant ishte ylli i mbrëmjes, i cili realizoi 37 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime te Nets.

Ndërsa te Jazz u dallua Donovan Mitchell me 30 pikë, tre kërcime e tre asistime.

Edhe Chicago Bulls mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposhtën Toronto Raptors me rezultat 113:99.

Rezultatet e ndeshjeve tjera të mbrëmjes:

Charlotte Hornets 106 – 103 New Orleans Pelicans

Detroit Pistons 115 – 119 Portland Trail Blazers

Houston Rockets 115 – 97 Washington Wizards

Oklahoma City Thunder 123 – 132 Boston Celtics

Dallas Mavericks 110 – 108 Minnesota Timberwolves

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore