Përballje

Natë dramatike për ndeshjet e NBA.


Drama mbizotëroi në ndeshjet e së dielës në NBA. Gjithçka filloi me derbin mes Milwaukee Bucks dhe Los Angeles Clippers. Bucks fituan me rezultat minimal në minutin e fundit të lojës.

Po ashtu edhe ndeshja mes Charlotte Hornets dhe Sacramento Kings mbaroi me rezultat minimal, fitore me diferencë prej vetëm një pikë.

Dueli mes Boston Celtics dhe Washington Wizards mbaroi në posedimin e fundit të lojës. Gjithashtu, edhe kjo ndeshje përfundoi me diferencë prej vetëm një pike.

Ndeshja mes Bucks dhe Clippers ishte e barabartë ku Bucks kishin avantazh minimal në pjesën e parë të lojës. Në çerekun e tretë Clippers kishin marrë epërsinë, por ata nuk arritën ta mbanin atë deri në fund.

Fituesi i ndeshjes nuk dihej deri në fund, ku ndeshjen e përfundoi greku Giannis Antetokounmpo me një ngulitje fantastike.

Rezultati final i ndeshjes ishte 105:100.

Më të dalluarit në anën e Bucks ishin Giannis Antetokounmpo me 36 pikë, 14 kërcime, 5 asistime e 4 bllokada dhe Khris Middleton me 19 pikë e 8 asistime.

Ndërsa te Clippers më të mirët ishin Kawhi Leonard me 25 pikë e 9 kërcime dhe Paul George me 16 pikë, 7 kërcime e 7 asistime.

Ndeshja mes Boston Celtics dhe Wizards nuk dihej deri në momentin kur mbaroi loja. Wizards me Bradley Beal ishin të mrekullueshëm, por më të mirë u treguan Boston Celtics me Jayson Tatum.

Tatum e kishte shënuar tetë pikët e fundit përball Wizards. Ai kishte shënuar në sekondat e fundit dhe kishte detyruar Beal që të humbas topin në 15 sekondat e fundit të ndeshjes.

Pastaj Tatum shënoi për fund që të marr një fitore të rëndësishme për Celtics. Beal kishte posedimin e fundit të ndeshjes por nuk arriti të shenojë.

Më të mirët në ekipin e Celtics ishin Jayson Tatum me 31 pikë e 8 kërcime, Daniel Theis me 20 pikë e 9 kërcime dhe Kemba Walker me 21 pikë e 8 asistime.

Kurse në ekipën e Wizards më të mirët ishin Beal me 46 pikë e 7 kërcime, Russell Westbrook me 24 pikë e 11 kërcime dhe Davis Bertans me 20 pikë.

Drama përfundoi me ndeshjen e fundit të së dielës mes Charlotte Hornets dhe Sacramento Kings.

Hornets arritën një fitore fantastike ku ata ishin duke humbur ndeshjen me diferencë prej 8 pikëve në 50 sekondat e fundit të ndeshjes, por Hornets nuk u dorëzuan dhe arritën të fitojnë ndeshjen.

PJ Washington kishte ndeshjen më të mirë të karrierës ku ai shënoi një tre-pikësh në sekondat e fundit të lojës, por lojën e përfundoi Malik Monk i cili arriti të shënoi një kosh faull në posedimin e fundit. Ai shënoi gjuajtjen e lirë dhe i dha Hornets fitoren me rezultat minimal por me shumë rëndësi.

Më të dalluarit te Hornets ishin PJ Washington me 42 pikë e 9 kërcime, Lamelo Ball me 24 pikë e 12 asistime dhe Malik Monk me 21 pikë.

Ndërsa te Kings kishte katër lojtarë të cilët kishin shënuar më shumë se 20 pikë, por kjo nuk i mjaftoi për fitore.

Më të dalluarit te Kings ishin Buddy Heild me 30 pikë e 7 asistime, Harrison Barnes me 28 pikë, 6 kërcime e 6 asistime, Marvin Bagley me 24 pikë e 10 kërcime dhe De’Aaron Fox me 20 pikë e 14 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore