Sport

Napoli do të vishet me Armani


Giorgio Armani do të vijojë angazhimin e tij në botën e sportit. Pasi ka veshur Kombëtaren Olimpike të Italisë dhe Olimpia Milano në basketboll, tanimë “EA7” do të jetë prezente edhe në futboll në Serie A.

Falë marrëveshjes së Armani-n me Aurelio de Laurenttis-in, presidentin e Napoli-t, “EA7” do të jetë sponsori më i ri teknik i të kaltërve.

Marrëveshja parashikon që skuadra e parë dhe Primavera, së bashku me stafet përkatëse të vishen me kompletet sportive të Armani-t.

Fanellat e reja të Napoli-t do të përdoren në ndeshjen e së dielës, kur ata do të përballen me Venezia-n. Ndeshja debutuese e sezonit të ri 2021/22 në Serie A.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore