Sport

Nagelsmann-i pasardhësi i Zidane-it


Real Madrid-i dhe Zinedine Zidane-i pritet të shkëpusin bashkëpunimin mes tyre, në fundin e ktëij sezoni. Trajneri i ri i madrilenëve pritet të jetë gjermani, Julian Nagelsmann-i që aktualisht drejton Leipzig-un.

Nagelsmann-i vetëm 33-vjeç është një ndër trajnerët më të mirë në qarkullim. Fillimisht u bë i njohur në tre sezonet e tij me Hoffenheim-in, në vitet 2016-2019. Më pas kaloi në radhët e Leipzig-ut, ekip të cilin e dërgoi deri në gjysëm finalen e Ligës së Kampionëve, në sezonin e shkuar.

Në sezonin aktual, Leipzig-u renditet në vendin e dytë në Bundesligën gjermane, me shtatë pikë pas Bayern Munich-ut të vendit të parë. Në Ligën e Kampionëve është në fazën e 1/16, ku do të përballet me Liverpool-in.

Edhe më herët emri i Nagelsmann-it ishte i lidhur me një kalim në Madrid, por ishte vetë tekniku që e hodhi poshtë ketë ide, pasi sipas tij ishte ende herët për një hap aq të madh në karrierën e 33-vjeçarit./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore