Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar gol për Mallorca-n në ndeshjen ndaj Elche-s, të vlefshme për javën e tetë në La Liga.
Pasi e humbi penalltinë e pare në minutën e 12-të, sulmuesi kosovar nuk ka dështuar edhe në tentimin e dytë.
Muriqi shënoi në minutën e 71-të nga pika e bardhë për rezultatin 1:1.
Vedat Muriqi Goal | Elche vs Real Mallorca 1-1 laliga 10/10/2022 – https://t.co/EsLJK5OcvS via @DailymotionUSA #LaLiga
— The Twins Channel (@TheTwinsChanne1) October 10, 2022
Megjithatë, Muriqi e “la nën hije” golin e barazimit, pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 85-të, pas një gjesti jo sportiv, duke goditur me shuplakë një futbollist kundërshtar.
Ky ishte goli i katërt i Muriqit në La Liga për këtë edicion, derisa klubi i Mallorca-s mban vendin e 12-të me nëntë pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com