Lajme

MPB: Prioritet për ne është lufta kundër krimit dhe korrupsionit


shefja e kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Jeta Tela gjatë debatit në Lëvizjen FOL

“Prioritet për ministrinë e Punëve të Brendshme është lufta kundër krimit dhe korrupsionit”.

Kështu është deklaruar, shefja e kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Jeta Tela, e cila e kishte zëvendësuar ministrin, Xhelal Sveçla në debatin e organizuar nga Lëvizja FOL për të diskutuar për realizimin e Planit të Punës së Qeverisë për periudhën mars-shtator 2021.

“Si Qeveri mbeten prioritete lufta kundër krimit dhe korrupsioni. Sfidat tjera që jemi përballur kanë të bëjnë edhe me administratë publike e cila është e stërmbushur”, ka thënë Tela.

Tela ka folur edhe për punën gjashtë mujore të dikasterit ku ajo punon pasi sipas saj gjatë kësaj periudhe janë kryer mjaft punë.

“Janë 10 grupe krimit të organizuar. Dhe do të përkushtohemi të ketë aksione të tjera ndaj krimit dhe korrupsionit”.

Tutje, ajo tha se pranimi i Kosovës në Interpol është çështje votash, e jo mungesë e përgatitjes së Policisë së Kosovës.

“Pranimi në INTERPOL është çështje votash. Ky grup do të jetë prej ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjatë këtij 6 mujori kemi arrit t’i kemi të nënshkruara edhe dy marrëveshje në Europol dhe marrëveshja për nënshkrimin e informatave”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore