Sport

Mourinho kërkon Fellaini-n te Tottenham-i


Trajneri i Tottenham-it, Jose Mourinho, po kërkon ribashkimin me mesfushorin belg, Marouane Fellaini-n. Mesfushori pritet të largohet nga kampionati kinez këtë verë, ku aktivizohet me skudarën e Shandong Luneng-ut.

Fellaini ka qenë nën urdhërat e Mourinho-s te Manchester United-i në 2018 dhe portugezi po kërkon përseri ribashkimin me 33-vjeçarin.

Në Kinë, mesfushori ka bërë 57 paraqitje me Shandong-un, ku ka shënuar 20 gola dhe ka dhuruar pesë asiste. Ndërsa te United-i luajti 177 ndeshje, duke shënuar 22 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore