Lajme

Momenti kur arrestohet nxënësi boshnjak, qëlloi me armë një punonjës të shkollës


Është arrestuar një i ri që dyshohet se ka qëlluar mëngjesin e kësaj të mërkure një punonjës të shkollës në Lukavac në Bosnje dhe Hercegovinë, raportojnë mediat boshnjake.

N1 Sarajevo ka publikuar një video ku shihet momenti kur arrestohet i dyshuari.

Sulmuesi ishte një nxënës 15 vjeçar, i cili ishte transferuar nga shkolla në shkollë për shkak të sjelljeve të tij të pahijshme, raportojnë mediat boshnjake.

Siç raportohet të shtënat kanë ndodhur pak para orës 09:00, kur një nxënës i armatosur me armë ka ardhur në shkollën në “Lukavac Grad”, dhe ka hapur zjarr ndaj njërit prej punonjësve që po kërkonte.

Ai ka qëlluar disa herë në drejtim të personit, identiteti i të cilit nuk është konfirmuar, duke i shkaktuar lëndime në qafë.

Ndërsa i plagosuri ka pësuar lëndime në pjesën e qafës dhe aktualisht ndodhet në operim.

Qendra Klinike Universitare e Tuzllës bëri të ditur se një pacient me iniciale është shtruar aty për shkak të plagës me armë zjarri në qafë.

“Pacienti është intubuar dhe operacioni është në vazhdim”, kanë thënë nga spitali.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore