Lajme

Qeveria e Kosovës lejon përsëri eksportimin e produkteve esenciale


Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të radhës këtë të mërkurë, ka miratuar shfuqizimin e vendimit të  muajit prill që ndalonte përkohësisht eksportimin e produkteve esenciale, pra atyre të produkteve agro-ushqimore.

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka përmirësim të furnizimit me produktet esenciale, prandaj edhe është kërkuar shfuqizimi i këtij vendimi.

Në anën tjetër për ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, kërkoi që ky vendim të shfuqizohet, pasi sipas saj ky vendim gjatë muajit prill ishte marrë me qëllim të sigurimit të sasisë së mjaftueshme të produkteve esenciale.

“Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin e datës 13 prill 2022 ka bërë ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe ri-eksportit të produkteve esenciale agro-ushqimore. Ky vendim ishte marrë me qëllim të sigurimit të sasisë së mjaftueshme të produkteve esenciale në tregun e Kosovës si pasojë e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Me përmirësimin e situatës kërkojë që ky vendim të shfuqizohet”, tha Hajdari.

Miratohet Projektligji për Prokurorin e Shtetit dhe Prokurorin Speciale

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të 96-të, ka miratuar projektligjin për Prokurorinë e Shtetit dhe projektligjin për Prokurorinë Speciale.

Këto dy projektligje, sipas kryeministri të Kosovës, Albin Kurtit janë “hapat kyç në drejtim të përmbylljes së reformave në sistemin prokurorial”.

Në anën tjetër për ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ky dy projektligje përcaktojnë kompetencat e kryeprokurorit si dhe të kryeprokurorëve të prokurorive.

Miratohet Projektligji për Institutin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë 

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të radhës, ka miratuar gjithashtu Projektligjin për Institutin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, vetëm me respektimin e së kaluarës mund të ketë një të ardhme të ndritur.

“Instituti i krimeve të kryera gjatë luftës do të themelohet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Vetëm me respektimin e duhur të së kaluarës mund të kemi një të ardhshme të ndritur”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se projektligji përcakton kompetencat dhe përgjegjësit e Institutit.

Themelohet agjencia për siguri kibernetike

Ndryshe Qeveria e Kosovës, ka themeluar edhe agjencinë për siguri kibernetike.

Sipas Kurtit kjo agjenci do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike.

Ndahen mbi 2 milionë euro për specializantët

Qeveria e Kosovës ka ndarë në mbledhjen e së mërkurës 2. 61 milionë euro për pagesën e specializantëve.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se bëhet fjalë për një ndarje shtesë në mënyrë që të vazhdojë pagesa e specializantëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore