Shqipëria

Meta dekreton shkarkimin e ambasadorit shqiptar pranë OSBE-së


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, pasditen e 11 nëntorit ka liruar nga detyra ambasadorin shqiptar në OSBE dhe organizatave ndërkombëtare, në Vjenë.

Postin e ambasadorit e mbante Igli Hasani. Sipas dekretit të Presidentit thuhej se, “Hasani, lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare, në Vjenë, rezident”.

Igli Hasani (@IgliHasani) / Twitter
Igli Hasani

Shkarkimi i tij është kërkuar nga Kryeministri dhe dekretimi i Metës ka ardhur në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin nr. 4562/1 prot., datë 7.10.2021, të Kryeministrit”.

Në përfundim është njoftuar nga Presidenca se ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë.

Hasani është emëruar në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, rezident, më 13 dhjetor të vitit 2017.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore