Futboll

#Messi768


Real Sociedad bombardohet nga Barcelona të dielë [21 mars], duke përfunduar me rezultatin 6 – 1. Në kuadër të kësaj fitoreje, super ylli argjentinas Lionel Messi, feston paraqitjen e tij të 768 me klubin katalanas.

Kjo shifër e ngre +1 përpara rekordit të mëparshëm të mesfushorit legjendar katalanas, Xavier Hernandes Creus apo siç njihet në mbarë botën, Xavi.

Ishte Antonie Griezmann ai që hapi siparin për Barça-n (37’) në ndeshjen e mbrëmshme. Sergio Dest shënoi dy herë (43’ dhe 53’). Topi vizitoi rrjetën edhe Ousman Dembele në minutën 71’.

Në minutën 77’ Barrenetxea arriti të shënoi një gol ngushëllimi për Sociedad-in duke zhvendosur rezultatin në 5 – 1.

Messi shënoi në minutën 56’ dhe 89’ dhe i vuri vulën rezultatit me targën 6 – 1.

Magjistari 33 vjeçar nga Rosario i Argjentinës, nuk zhgënjeu aspak edhe ditën e djeshme. Paraqitja e tij ishte po aq fenomenale sa ç’ka qenë gjithmonë.

Me dy golat e fundit, tashmë Messi ka 23 gola në këtë sezon [20-21] dhe tetë asiste; 663 gola në total me Barça-n, rekord absolut në gjithë historinë e klubit. Por, nëse flasim për La Liga-n si njësi matëse për golashënuesit më të mirë, Messi regjistron 467 gola deri më sot – 156 më shumë se Cristiano Ronaldo i cili ka 311 me Real Madrid-in.

Jo vetëm kaq por, Messi mbetet golashënuesi më i madh në historinë e  La Liga-s spanjolle: të paktën 20 gola në 13 sezonet e fundit.

Barcelona ngjitet në kuotën 62 pikë me këtë fitore. Katër pikë larg vendit të parë në klasifikim, Atletico Madrid-it. Real Madrid-i në vend të tretë me 60 pikë.

Kush mund ta ndalë këtë alien?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore