Sport

Messi afër të bëhet lojtari më i trofeshëm në histori


Lionel Messi tashmë ka shkruar historinë në futboll për shumë arsye, por ka një rekord që ende i shpëton atij: ai i të qenit lojtari me më shumë tituj në histori. Me Ligue 1 të fituar të shtunën mbrëma, kapiteni argjentinas tashmë ka 43 trofe, duke numëruar ato me klubet e tij dhe kombëtaren.

Dani Alves ende kryeson tabelën me 44, megjithëse nuk duket se do të shtojë numrin e tij duke pasur parasysh çështjen ligjore me të cilën po përballet pas akuzave të rënda.

Messi e ka një detyrë relativisht të lehtë për të arritur dhe kaluar ish-bashkëlojtarin e tij të Barcelonës, pasi do të ishte e vështirë për të që të mos fitonte një ose dy tituj sezonin e ardhshëm, kudo që të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. Përveç kësaj, në vitin 2024, Argjentina luan një tjetër Copa America. Mund të jetë gjithashtu një mundësi tjetër.

Mbrëmjen e së shtunës, në barazimin 1-1 me Strasburgun, ishte goli i 16-të i Leos në Ligue 1 (21 gola në 41 ndeshje gjithsej) që siguroi titullin për PSG-në.

Ky është titulli i tretë në karrierën pariziene të Leos pasi fitoi dy Ligue 1 në të cilat ai mori pjesë (2021-22 dhe 22-23), plus Trophee des Champions në 2022.

Në vendin e tretë, pas Alves dhe Messit, është Andres Iniesta, me 38 tituj, ndonëse lojtari spanjoll sapo është larguar nga klubi japonez Vissel Kobe dhe synon të vazhdojë të luajë edhe për të paktën një vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore