Sport

Mbesin vetëm dy skuadra në garë për Youri Tielemans


Lufta për shërbimet e belgut të Leicester City-t, Youri Tielemans, është ngushtuar në vetëm dy skuadra.

Shumë nga skuadrat që ishin në garë për të, gjatë verës së kaluar siguruan shërbimet e ndonjë mesfushori tjetër ose nuk mund të përmbushin kërkesat e Leicester City.

Të interesuara dhe në luftë për shërbimet e tij, tani kanë mbetur vetëm dy skuadra.

Bëhet fjalë për Liverpool-in dhe Bayern Munich-un.

Sipas raportimeve nga Anglia, dy skuadrat të cilat po kalojnë një formë shumë të mirë në këtë fillim sezoni, dëshirojnë që të përforcohen me shërbimet e Tielemans.

Që nga transferimi i tij në Angli, Tielemans ka arritur të shndërrohet në një prej futbollistëe kyç në sistemin e Brendan Rodgers.

Forma e tij e mirë edhe paraqitjet pozitive, e kanë vënë në radarin e plot skuadrave.

Kontrata e Tielemans me Leicester-in vlen deri në verën e vitin 2023, andaj për të mos e humbur me zero euro, dhelprat do detyrohen që ta shesin këtë verë.

40 milionë euro është shuma të cilën Bayern dhe Liverpool duhet të paguajnë për të siguruar ndihmën e Tielemans.

Të dy skuadrat kanë shprehur gatishmëri që të arrijnë këtë shifër, por se kë do ta preferojë Youri, mbetet për t’u parë…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore