Sport

Mbappe mbështet Neymar-in, edhe pse raportohet të kenë pasur “problemet”


Pas një dëmtimi në kyçin e këmbës së djathtë, Neymar la ndeshjen e Paris Saint-Germain kundër Lille gjatë minutave të para të pjesës së dytë.

Braziliani u largua nga fusha e lojës dukshëm me dhimbje dhe me barelë pas një ndërhyrje të Benjamin Andre.

Neymar tani do të ketë rreth 20 ditë për t’u rikuperuar për ndeshjen e Champions League kundër Bayern Munich.

Pas lëndimit, bashkëlojtari i Neymar në PSG, Kylian Mbappe i dërgoi brazilianit një mesazh të dashur përmes rrjeteve sociale.

“Qëndro i fortë, gjithë ekipi të pret shumë shpejt. Le të shkojmë vëlla”, ka shkruar Mbappe.

Mbappe gjithashtu shfrytëzoi rastin për të sqaruar çdo dyshim në lidhje me marrëdhënien e tij me Neymar pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, në të cilën Mbappe i këshilloi shokët e tij të “flenë dhe të hanë mirë” para ndeshjes.

“Pashë që njerëzit po flisnin për Neyn, për atë që ndodhi”, tha Mbappe për Prime Video pas ndeshjes kundër Lille.

“Nuk ishte një goditje kundër Neymar. Kjo ishte vërtet këshillë për të gjithë. Sepse, siç thashë, kur i keni të gjithë, e pamë në fillim të ndeshjes, kur të gjithë janë aty, skuadrat kundërshtare kanë shumë për t’u shqetësuar.

“Shpresoj që Ney të kthehet së shpejti sepse ai është një lojtar kyç për ne”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore