Sport

Max Holloway: Mund të luftojë me McGregor në Hawaii ose në Irlandë


Max Holloway dhe Conor McGregor kanë luftuar më parë, por ata mund të përballen përsëri.

Holloway është nga Hawaii dhe McGregor është nga Irlanda dhe ata mund të rikrijojnë luftën e tyre të vitit 2013, kur irlandezi fitoi takimin e tyre në Boston.

“Së pari sa i përket kundërsharit të radhës (Connor McGregor) nuk i dihet kurr”, tha Holloway për TMZ Sports kur u bë sugjerimi për t’u përballur me irlandezin në Hawaii.

“Dua të them, ne kemi një stadium”.

“Ne mund ta bënim atë në Irlandë. E di se ata kanë stadiume futbolli që mbushen gjithashtu”.

“Kush e di? Do të ishte një luftë e madhe për të gjithë”.

Amerikani foli edhe për meçin e radhës, që do të jetë kundër Aleksandër Volkanovskit në UFC 276 këtë fundjavë.

“Kjo është hera e parë në dy vjet që mund të luftoj përsëri para një turme”, tha ai.

“Unë kam pesë fitore titujsh dhe duhet të fitoj titullin tim të gjashtë kundër Alexit para familjes sime, para miqve të mi në ishullin e nëntë. Do të ishte e mrekullueshme”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore