Sport

Max Allegri dërgon mesazh të qartë për të ardhmen e tij


Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri zbulon se dëshiron të vazhdojë karrierën e tij si trajner për shumë vite, por mbetet “plotësisht i fokusuar” në pjesën e fundit të sezonit me Juventus-in.

Trajneri italian foli shkurtimisht për planet e tij për të ardhmen gjatë një konference për shtyp të premten.

Italiani i lindur në Livorno foli me mediat në prag të një ndeshjeje në Serie A kundër Lazio-s. Ai do të bëjë paraqitjen e tij të 500-të në Serie A si trajner kundër Lazio-s, ndaj u pyet për objektivat e tij afatgjatë në karrierë.

“E dua dhe e kam pasion këtë sport. Unë jam marrë me futboll për 47 vjet”, u përgjigj ai.

“Jam i lumtur me atë që kam bërë, por prapë dua të argëtohem, të punoj dhe të qëndroj në fushë, përndryshe, do të mërzitesha. Megjithatë, e rëndësishme është të jesh i fokusuar, të mendosh për të nesërmen dhe t’i jetojmë këto 55 ditë me dëshirë dhe entuziazëm”, theksoi Allegri.

Allegri gjithashtu u përball me pyetje në lidhje me qëndrimin e tij te Juventus përtej verës, duke pasur parasysh se kontrata e tij skadon në qershor 2025.

56-vjeçari tha se ai dhe drejtorët e klubit nuk kishin folur për të ardhmen, pasi të gjithë ishin vetëm fokusuar në objektivat e ekipit në fushë.

Megjithatë, Allegri tha se nuk ishte i befasuar kur dëgjoi drejtorin Maurizio Scanavino të konfirmonte besimin tek ai gjatë pushimit ndërkombëtar.

Drejtori i Juventusit konfirmon besimin te Allegri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore