Përballje

Matchroom Boxing njofton ndeshjet kryesore të kartës Dillion Whyte – Alexander Povetkin


Revanshi Briton Dillian Whyte – Alexander Povetkin, është konfirmuar nga kompania promotore Matchroom Boxing dhe do të zhvillohet në gjashte mars.

Në ndëshjen e tyre të parë e cila u zhvillua në 22 gusht 2020 për titullin e kampionit të botës në WBC (Këshilli Botëror i Boksit) të peshave të rënda, 41 vjeçari nga Rusia arriti ta mposhtë kampion të mëparshëm xhamaikan [Dillion Whyte] me nokaut.

32 vjeçari Whyte, priste përballjen e dytë në nëntor 2020 në Wembley Arena, mirëpo, veterani Povetkin rezultoi pozivit me Covid-19 dhe si pasojë, ndeshja u shty për një tjetër datë.

“Ky është dy-luftimi i karrierës simë – i jetës sime”, u shpreh Whyte për Matchroom Boxing.

Isha gati për nëntorin. Mund ta pranojë lehtësisht humbjen. Gjithashtu, unë di dhe të sprapsem kur humbas. Përshtatem shpejt. Për mua ishte humbje por, e di që u ndesha shumë mirë”, thotë Whyte duke iu referuar takimit të parë.

Më pas, ai vazhdon duke përshkruar ndeshjen në bazë të performancës së tij:

Ishtë përshleshje e mirë. Tani që e rikujtoj, duhet të isha treguar më imponues në pjesën e parë të ndeshjes. Ia lehtësova punën duke i dhënë liri nbrenda ringut”.

Nga ana tjetër, Povetkin thotë se “ndihem mirë” pasi është shëruar nga coronavirus-i dhe është gati për një tjetër mundësi për titullin e kampionit të botës.

Në kartonin e Whyte – Povetkin, do të përfshihet edhe Campbell Hatton, djali 19 vjeçar i ish boksierit profesionist britanik Ricky Hatton, i cili do të debutojë për hërë të parë si profesionist.

Gjithashtu, Matchroom Boxing ka njoftuar se në 17 shkurt Josh Warringotn do të mbrojë titullin e tij të kampionit të IBF (Federata Ndërkombëtare e Boksit) në pëshat pupël, kundër meksikanit Mauricio Lara.

Warrington, tashmë 30 vjeç, ka munguar në ringun e boksit që prej tetorit të 2019-ës, kur mbrojti për herë të tretë e të fundit titullin e kampionit të peshave pupël kundër sfidantit Sofiane Takoucht, të cilin e mposhti ne raundin e dytë.

Ai priste të duelonte kampionin e peshave pupël të WBA-së (Shoqata Botërore e Boksit) nga Kina, Xu Can, kur në fakt, ajo nuk ndodhi sepse britaniku Warrington ishte i bindur se kampioni kinez nuk dëshironte ta duelonte dhe ndërkaq, ai zgjodhi të ndeshej me kampionin amerikan të WBC-së, Gary Russell.

Ndërkohë, Briton Lawrence Okolie, do të përballet me Pole Krzysztof Glowacki në 20 mars për titullin e lirë të WBO-së (Organizata Botërore e Boksit), në peshat lehtësisht të rënda. Përballja e tyre duhej të ishte zhvilluar muajin e kaluar, por u shty për shkak se Glowacki rezultoi pozitiv me Covid-19.

Boksieri anglez nga Northampton, Chantelle Cameron, do të mbrojë titullin e tij për herë të parë për WBC-në, në peshat super të lehta kundër puertorikanit Rico Melissa Hernandez, brenda të njejtit karton të Whyte – Povetkin./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore