Sport

Mariano Diaz, kujtimi i fundit i “Santiago Bernabeu-t” të vjetër mbushur plot pasuri


Në natën kur po luhej “El Clasico” e dytë e sezonit në La Liga, askush nuk e imagjinonte se ajo ishte hera e fundit kur do hapeshin dyertë e “Santiago Bernabeu-t” legjendar.

1 mars, viti 2020, ora 23:17, dritat në Bernabeu u fikën, por askush se dinte që ato nuk do ndizeshin më.

Ishte goli i Mariano Diaz në minutën e 92-të përballë rivalit të përbetuar, Barcelona-s, që do ndalonte përkohësisht kapitullin 65 vjeçar të stadiumit legjendar.

Ky gol, do jetë edhe kujtimi i fundit që lojtarët dhe tifozët Los Blancos, do kenë nga “i vjetri” verzion i “Santiago Bernabeu”.

Si për dëshirë të fatit, i pranishëm atë natë ishte edhe lojtari më i mirë i të gjitha kohërave për madrilenët, Cristiano Ronaldo.

Ishte hera parë që Ronaldo do ishte i pranishëm në një ndeshje të Real Madrid, që nga largimi i tij drejt Juventus në vitin 2018.

2-0, një ndërhyrje e bukur e Marcelo-s në Messi-n, një gol i Vinicius dhe një befasi e Mariano-s.

Ishte kjo mënyra perfekte për të mbyllur një kapitull ëndrrash.

E inaguaruar më 1947, me emrin “Nuevo Estadio Chamartin”.

Në vitin 1955, do rindërtohej për t’u emëruar pas emrit të presidentin legjendar, Santiago Bernabeu.

“Santiago Bernabeu” ka përjetuar shumë ulje e ngritje, shumë dështime dhe shumë suksese, por mbi të gjitha, ka qenë gjithmonë shtëpia e yjeve që synonin të ngjiteshin në piedestal të këtij sporti.

Historia e bukur 65 vjeçare, erdhi në një pauzë në Mars të vitit 2020.

Të gjithë pa dijeni, u përshëndetën me “Bernabeu-n” e vjetër, për t’i hapur rrugë një super projekti për të ardhmën.

 

Një vit prapa, punimet po vazhdojnë, dhe qendra sportive, që do përfshijë gjithçka në të, nga marketet e thjeshta deri te restaurantet luksoze, po merr formë.

“Santiago Bernabeu” i ri do mbajë koncerte, ndeshje basketbolli, tenisi e shumë evente tjera.

Një projekt multi-milionësh, që Real Madrid-it do t’i sjellë ekstra multi-miliona.

Me synim që kapiten të jetë Sergio Ramos, e yje të jenë Haaland dhe Mbappe.

Florentino Perez po tenton që përshëndetjen e tij, ta bëj po aq madhështore sa kohën e tij në klub.

Sezoni i ardhshëm, apo gushti i këtij viti, është koha dhe data, që dyertë e këtij projekti madhështor, do heqin qelësin, e do hapën për mbarë publikun.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore