Lajme

Maqedonia e Veriut: 6 të vdekur e 302 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 6 persona, derisa janë regjistruar 302 raste të reja me COVID-19.

Nga 302 rastet e infektimit, 35 janë ri-infektime.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 2 mijë e 182 testime për COVID-19.

Janë regjistruar gjithsej 315 pacientë të rikuperuar brenda 24 orëve të fundit.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 2 mijë e 46.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 917 mijë e 551 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 301 mijë e 16 pacientë, ndërsa të shëruar 289 mijë e 847, kurse vdekje 9 mijë e 123.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore