Lajme

Maqedonia e Veriut: 13 të vdekur e 473 raste të reja me COVID-19


Shkup

Maqedonia e Veriut po përjeton një valë të ashpër të virusit COVID-19 dhe vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 13 persona, derisa janë regjistruar 473 raste të reja.

Nga ky numër 74 janë ri-infektime me virus.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 3 mijë e 146 testime për COVID-19.

Janë regjistruar gjithsej 775 pacientë të rikuperuar brenda 24 orëve të fundit.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 4 mijë e 298.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 886 mijë e 706 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 296 mijë e 703 pacientë, ndërsa të shëruar 283 mijë e 411, kurse vdekje 8 mijë e 994.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore