Lajme

Maqedonci në Itali diskuton për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE


Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës së tij zyrtare në Itali.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës së tij zyrtare në Itali është takuar me shefin e stafit të Mbrojtjes së Italisë, Admiral Giuseppe Cavo Dragone, me të cilin ka diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Maqedonci ka thënë se kanë diskutuar për situatën edhe për situatën aktuale në Kosovë.

“Në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, së bashku me Ambasadoren e Kosovës në Republikën e Italisë, znj. Lendita Haxhitasim, Gjeneralmajor Gëzim Hazrolli si dhe Këshilltaren Politike, znj. Liridona Gashi, takova Admiral Giuseppe Cavo Dragone, Shef Stafi i Mbrojtjes së Italisë dhe Kryeuses i ardhshëm i Komitetit të NATO-s”.

“Diskutuam për situatën aktuale gjeopoltike, zhvillimin e FSK-së, bashkëpunimin bilateral me Italinë në fushën e mbrojtjes, dhe synimin tonë si shtet për anëtarësim në NATO dhe BE”.

Maqedonci, është shprehur falendërues ndaj admiralit për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm, për mbështetjen e vazhdueshme që Italia ka ofruar përmes trupave të KFOR-it dhe EULEX-it.

“Nga ana e tij, Admirali shprehu vlerësim të lartë për mënyrën se si është menaxhuar sulmi terrorist në veri të vendit, e po ashtu shfaqi vullnet e gatishmëri të plotë për të përkrahur Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në Programin e Partneritetit për Paqe”.

Ndërsa ka shtuar se të dy u dakorduam që ruajtja e stabilitetit në Ballkan e më gjerë, ndërsa koordinimi me partnerët tanë strategjik sipas tyre është lidhja që e garanton këtë.

Më 9 nëntor, Maqedonci, ka takuar edhe homologun italian, Guido Crosetto, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen dhe kontributin e shtetit italian në aspektin e sigurisë në kuadër të Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore