Përballje

Manchester United triumfon përballë Tottenham


Ndeshja mes Manchester United dhe Tottenham përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:0.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga Manchester United, të cilët patën mundësi të shumta shënimi.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë dhe pa gola.

Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 47-të, Fred i dha epërsinë djajve të kuq.

Në minutën e 69-të, Bruno Fernandes dyfishoi epërsinë, për t’i siguruar fitoren Manchester United-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore