Përballje

Manchester United shënon fitore të pastër ndaj Nottingham Forest


Manchester United e ka nisur me këmbë të mbarë gjysmësezonin në Premier Leauge, teksa në ndeshjen e parë e mposhti Nottingham Forest-in me rezultat të pastër 3:0.

Sfida u zhbllokua në minutën e 19-të, kur Marcus Rashford shënoi pas një asistimi të bukur të Christian Eriksen.

Tre minuta më vonë, Rashford kësaj radhe në rolin e asistuesit pasoi te Anthony Martial, i cili e dyfishoi epërsinë.

Skuadra mysafire ia doli të shënonte në fund të pjesës së parë përmes Ëilly Boly, mirëpo pas konsultimit të VAR-it, goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Goli i tretë i “Djajve të Kuq” u shënua në minutën e 86-të nga braziliani Fred, i cili ishte inkuadruar në lojë 10 minuta më herët.

Manchester Unitedi qëndron në pozitën e pestë në tabelë, por pas kësaj fitore e ka ngushtuar diferencën në një pikë me Tottenham-ub që mban vendin e katërt.

Në anën tjetër, Nottingham Foresti mbetet në zonën e rrezikut për të rënë nga elita, megjithëse dallimi në pikë me ekipi që ndodhen në vendet jashtë rrezikut është i vogël.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore