Lajme

Manchester United – 63 vjet nga tragjedia që përfshiu një ekip të tërë


5 shkurti i 1958-ës e gjeti ekipin e Manchester United në Beograd të Serbisë për Kupën e Evropës. Ata marrin një barazim në çerek-finale kundër Red Star Beograd. Kampionati duhej të vazhdonte normalisht me ndeshjen e kthimit, por për United nuk qe e thënë.

Më 6 shkurt 1958, avioni që shoqëronte anglezët për në shtëpi, ndaloi në aeroportin ndërkombëtar “Munich-Riem” për t’u furnizuar me karburant.

Pilotët po hasnin vështirësi ta shkëpusnin avionin nga toka – mbasi provuan një herë, tentuan sërish por avioni nuk arriti të fluturojë. Prova e tretë qe fatale. Një pakujdesi manovrimi kombinuar me baltën e njomë mbi pistë, bëri që avioni të rrëshqasë dhe të përplaset në gardhin e një shtëpie fshati.

Nëse do të kish mbaruar me aq, ndoshta mund të kishte pasur një fund të lumtur kjo histori, por nuk ndodhi kështu.

Nga goditja e forte, veç shqitjes së një pjese të mirë të bishtit të avionit nga vendi, karburanti filloi të rridhte dhe shkaktoi shpërthim të brendshëm. Pasagjerët e ulur në vendet e para dhe të mbrapme humbën jetën.

Në atë incident tetë lojtarë të United u ndanë nga jeta, përfshirë edhe Duncan Edwards (në atë kohë 21 vjeç). Edwards, një vit më parë, ishte i treti në listë për të marrë Topin e Artë. Në këtë tragjedi, humbën jetën edhe kapiteni i United Roger Byrne, Mark Jones, Tommy Taylor, Eddie Colman, Liam Whelan, David Pegg, Geoff Bent dhe traineri i ekipit Sir Alexnader Matthew Busby.

Në një intervistë të mëvonëshme, ish portieri i United Harry Gregg, pasagjer i avionit por që për fat i shpëtoi tragjedisë, tha se “të gjithë e ndjenë se do të ndodhte”.

Ende sot, pas 63 vitesh nga tragjedia, njerëz nga e gjithë bota vizitojnë çdo vit varret për të nderuar viktimat e “Fatkeqësisë Ajrore të Munich-ut”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore