Shqipëria

Manastirliu: Sot do të arrijmë 180 mijë vaksinime


Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, të shtunën e 3 prillit, nga qendra e vaksinimit në Roskovec, ka treguar se, ditën e sotme do të arrihet numri mbi 180 mijë të vaksinuar.

“Vetëm në Fier janë kryer 22 mijë vaksinime”, ka treguar ministrja, ndërkohë që vëzhgon procesin bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas Manastirliut, deri më sot janë vaksinuar mbi 120 mijë të moshuar, duke treguar efektshmërinë dhe sigurinë që ka vaksina, si në Shqipëri ashtu dhe në Lindjen e Mesme.

Gjithashtu, më 3 prill ka filluar vaksinimi i policëve të shtetit, pas gazetarëve, që u zhvillua ditën e premte të 2 prillit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore