Sport

Malta fiton përballjen kundër Shqipërisë


Malta ka mundur Shqipërinë me rezultat 62:51 (10:10, 13:20, 19:15, 20:6), në kuadër të FIBA European Challenger.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ku asnjëra nuk arrinte të shkëputej, derisa çereku i parë përfundon 10:10. Por, kuqezinjtë u treguan më të mirë në periudhën e dytë, duke e fituar 13:20, për të shkuar në pushim me rezultat 23:30.

Malta u rikthye në pjesën në dytë, ku fitoi periodën e tretë 19:15, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 32:45. Në 10 minutat e fundit, basketbollistët e rinj të Maltës shkëlqyen, duke rikthyer rezultatin, madje me një seri të jashtëzakonshme prej 19:0, për rezultatin 61:45, kur kishin mbetur edhe katër minuta nga fundi i ndeshjes. Ata menaxhuan lojën edhe në minutat e mbetur, duke fituar 62:51.

Mata e përfundoi grupin me dy fitore dhe tri humbje, kurse Shqipëria me një fitore dhe katër humbje.

Nga ora 17:00 ndeshen Moldavia dhe Gjibraltari, kurse finalja e madhe është mes Kosovës dhe Luksemburgut nga ora 20:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore