Sport

Luka Modric, edhe një vit te Real Madrid


Luka Modric po zhvillon sezonin e tij të nëntë te Real Madrid, por duket që kroati 35 vjeçar do mbyllë edhe dekadën në kryeqytetin spanjoll.

Muajve të fundit ka pasur shumë dilema rreth rinovimit të tij, por duket që gjithçka është zgjidhur në ditët e fundit.

Luka Modric do rinovojë kontratën e tij me Real Madrid deri në qershor të vitit 2022.

Kështu raporton Fabrizio Romano, gazetar i Sky Sports.

Fabrizio raporton që marrëveshja është arritur mes skuadrës madrilene dhe agjentëve të lojtarit, Modric dëshiron të vazhdojë te Real Madrid dhe Los Blancos e duan ende në skuadër.

Modric është ende një lojtar shumë i rëndësishëm dhe një mësues shumë i mirë për mesfushorët e rinjë të klubit.

Luka Modric është po ashtu i vetmi futbollist që ka thyer hegjemoninë Messi – Cristiano, kur ai e fitoi topin e artë në vitin 2018.

Mbetet për tu parë, nëse në verën e vitit 2022, Modric do varë këpucët në gozhdë apo do ketë edhe një aventurë tjetër të vogël largë Madrid-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore