Kosova

Osmani: Dëshmitarët po vdesin, urgjentisht të mblidhen dëshmitë për krimet e kryera nga regjimi i Millosheviç-it


Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takime të ndara kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj dhe atë të Këshillit Gjyqësor, Albert Zogajn me të cilët ka diskutuar për procesin e reformës në drejtësi, duke theksuar nevojën që reformat ta përmirësojnë efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien.

“Në takim me KPK-në është diskutuar edhe për rëndësinë e trajtimit të rasteve të krimeve të kryera gjatë luftës, duke pasur parasysh se disa nga dëshmitarët dhe të mbijetuarit po vdesin prandaj është urgjente që të mblidhen të gjitha dëshmitë për krimet e kryera nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në takime u diskutua edhe për fenomenin shqetësues të rritjes së numrit të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore.

“Osmani ritheksoi nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional kundër kësaj dukurie që ka marrë përmasa alarmuese, duke siguruar përgjigje të shpejta dhe efektive ligjore për t`i mbrojtur viktimat dhe për t’i mbajtur autorët përgjegjës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore