
Paris Saint-Germain ka vendosur një kod të rreptë sjellje për yjet e profilit të lartë që ka në skuadër.
Ish-trajneri i Nice dhe Lille, Christophe Galtier u punësua për të zëvendësuar Mauricio Pochettino në korrik, pas një tjetër daljeje zhgënjyese nga Champions League sezonin e fundit.
Dhe Galtier, së bashku me këshilltarin e ri të futbollit Luis Campos, janë të prirur të vendosin një kod të ri disipline mes lojtarëve të klasit botëror si Kylian Mbappe, Neymar dhe Lionel Messi.
Drejtuesit e rinj kanë hartuar një sërë rregullash të rrepta me të cilat lojtarët duhet të respektojnë, duke përfshirë urdhërimin për të ngrënë mëngjes dhe drekë me shokët e skuadrës. Gjithashtu nuk lejohen telefona celularë gjatë vakteve.
Yjet e PSG-së tani e kanë të ndaluar daljen e shpeshtë në klubet e natës në Paris. Sipas raporteve, Campos ka telefonuar pronarët e tyre dhe iu ka thënë të tregojnë nëse ndonjëri prej lojtarëve të parisienëve ndodhet brenda tyre.
Portugezi, dikur drejtor sportiv në Lille, tha se “nëse ka disa që nuk pajtohen, ata janë të lirë të largohen”.
Dhe Galtier dyfishoi, duke shtuar se “nëse ka lojtarë që largohen nga kuadri, ata do të lejohen të largohen. Asnjë lojtar nuk do të jetë mbi grupin”.
/Albanianpost.com-
Nico Gonzalez rinovon kontratën deri në vitin 2026 me Barcelonën
-
Milan apo PSG: Dilema e Leao-s për të ardhmen e tij
-
Heat ende planifikon të pensionojë fanellën e James, pavarësisht vendimit të ligës për pensionimin e numrit 6
-
Ronaldo pritet të qëndrojë në United, klubi kërkon edhe transferimin e Kalajdzic-it
Lajmet kryesore
-
Emigrantët që do kthehen në Shqipëri – nuk do udhëtojnë më për në Britani, thotë ambasadori britanik
-
The Times: Turizmi në Shqipëri, në nivelet e Greqisë dhe Kroacisë
-
Urdhër kërkimi për Trump, FBI mori dosjet sekrete nga Mar-a-Lago
-
Qeverisë Kurti i mungojnë kuadrot, eksperienca dhe dituria, thotë Pacolli