Përballje

Lucas Digne në radarin e Inter-it


Inter po kërkon që të bëj lëvizje në mbrojtje në merkaton e janarit, dhe emri i përmendur është Lucas Digne.

Ish-futbollisti i Barcelonës nuk po ndihet i lumtur te Everton-i, dhe kërkon një aventurë më sfiduese për të.

Inter në anën tjetër po kërkon një mbrojtës të majtë, dhe Lucas Digne shihet si zgjidhja për problemet e zikaltërve.

Skuadra e udhëhequr nga Simone Inzaghi, e kërkon Digne-n në huazim dhe Everton është e gatshme ta pranojë këtë.

Por, ka një problem mbi të cilin skuadrat nuk po arrijnë marrëveshje.

Inter dëshiron që huazimi të jetë i thjeshtë, kurse Everton kërkon që Digne të huazohet me të drejtë blerjë në fund të këtij sezoni.

Kur kanë mbetur edhe katër ditë deri në hapjen e merkatos së janarit, Inter shpreson që të arrihet një zë i përbashkët me anglezët.

Përndryshe, zikaltërit kanë sytë edhe të Mathias Ginter i Borussia Monchengladbach.

Inzaghi është i bindur që klubi do të përforcohet me një mbrojtës krahu në janar, dhe ai beson se drejtuesit e klubit do ta sjellin njeriun e duhur në “Guizzepe Meazza”.

Digne, Ginter apo ndonjë emër ende i papërmendur, mbetet për t’u parë…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore